Rusia ka shkatërruar 180 mijë tonë grurë të Ukrainës

Rusia ka shkatërruar 180 mijë tonë grurë të Ukrainës

20:46, 31/07/2023

Ukraina thotë se 180 mijë tonë grurë u shkatërruan në nëntë ditët e sulmeve ruse.

Rusia përmes raketave ka shkatërruar rreth 180 mijë tonë grurë brenda nëntë ditëve gjatë këtij muaji që po lëmë pas, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Forcat e presidentit rus, Vladimir Putin kryen sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit që i kishte lejuar ukrainasit të eksportonin në mënyrë të sigurt grurin.

Mes pushtimit rus të Ukrainës, eksporti i drithit nga Ukraina dhe i ushqimeve e plehrave nga Rusia pësoi një goditje të rëndë.

Kjo ndërprerje e furnizimit dërgoi në një rritje të çmimeve, duke përkeqësuar krizën e vazhdueshme globale të ushqimit.

Për të adresuar këtë krizë dhe për të rivendosur eksportet thelbësore të ushqimit dhe plehrave nga Ukraina në tregun ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e drithërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco