Vala e të nxehtit, Hungaria lëshon alarmin e kuq

Vala e të nxehtit, Hungaria lëshon alarmin e kuq

15:09, 18/07/2023

Autoritetet hungareze kanë lëshuar një alarm për shkak të nxehtësisë që do të zgjasë deri në mbrëmjen e së mërkurës.

Janë marrë gjithashtu masa për të siguruar akses në një vend të sigurt për të pastrehët dhe këdo tjetër që përjeton vështirësi, sipas një deklarate të qeverisë të hënën.

 

Temperaturat në kryeqytetin Budapest po arrijnë në 31 gradë Celsius ndërsa zona të tjera në Hungari po shohin temperatura deri në 34 gradë, raporton CNN. Sekretari i shtetit për mirëqenien, Attila Fülöp doli në një konferencë, ku apeloi qytetarët të kenë kujdes të veçantë për veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco