Gazetarët e Soros apo falangave të tij nuk janë viktima të medias, por pjesë e aparatit të dhunës!

Gazetarët e Soros apo falangave të tij nuk janë viktima të medias, por pjesë e aparatit të dhunës!

21:33, 04/05/2024 Nga Milaim Nela

Gazetarët e Soros dhe ata që janw pjesë apo viktimë e luftës së sajuar klanore brenda së majtës kriminale nuk janë viktima e dhunës ndaj medias por pjesë e sistemit të qelbur mediatik që kanë ndërtuar patronazhistët!

Mos na shisni llumin për viktimë!

Nuk është viktimë as Fatjona Medini, as Robert Rakipllari, bile as Klodiana Lala!

Pa le më Blendi Fevziu! Ata janë pjesë e shfaqjes me regji!

Të paktën ndjeva njëfarë lehtësie se nuk na e nxorrët si viktimë Baton Haxhiun sepse edhe atë e ka sulmuar Erion Veliaj!

Nga një klip që u shfaq diku sonte vetëm Ambrozia Meta është realisht sulmuar nga regjimi!

Të tjerët nuk kanë lidhje me dhunën ndaj medias por janë pjesë e klaneve që mafia i nxjerr në mejdan sa herë i intereson zhurma dhe zhvendosja e vëmendjes nga problemet reale që ka vendi!

Viktima janë ata gazetarë që kanë humbur vendet e punës dhe janë lënë në rrugë te madhe!

Viktima janë ata gazetarë që janë shkarkuar me një sms apo u janë mbyllur programet dhunshëm me nje mesazh në WhatsUp!

Viktima janë ata që janë kërcënuar në familje e me jetë!

Viktima nuk mund te jetë ata që deri sot i kanë lëpirë menderen Edi Rames e Erion Veliajt por ata që ka mbi 10 vjet që në kushte krejt të pabarabarta i qëndrojnë regjimit stoikisht përballë!

Nuk janë viktima gazetarët e Irfanit apo Sandrit!

Mos na fyeni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco