Grupet pro-Palestinës dhe pro-Izraelit përleshen në kampusin e Los Anxhelosit

Grupet pro-Palestinës dhe pro-Izraelit përleshen në kampusin e Los Anxhelosit

14:10, 01/05/2024

Policia e trazirave u mblodh në UCLA mes dhunës që shpërtheu midis grupeve kundërshtare të demonstruesve studentorë.

Policia kundër trazirave u mblodh në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen midis protestuesve pro-izraelitë dhe pro-palestinezë.

Njerëzit hidhnin karriget, shtyheshin dhe shkelmoheshin njëri metjetrin, ndërsa disa rriheshin me shkopinj.

Përpara se policia të mbërrinte, një grup u hodh mbi një person i cili ishte shtrirë në tokë, duke e goditur me shkelma dhe duke e rrahur derisa të tjerët e nxorrën nga aty.

Siguria u forcua të martën në kampus pasi zyrtarët thanë se kishte "përleshje fizike" midis fraksioneve të protestuesve.

Përplasja ndodhi pranë një kampi me tenda ku protestuesit pro-palestinezë kishin ngritur barrikada, të cilat kundër-protestuesit më pas u përpoqën t'ua rrëzonin.

“Akte të tmerrshme dhune ndodhën në kamp sonte dhe ne menjëherë thirrëm organet e zbatimit të ligjit për ndihmë të ndërsjellë,” tha Mary Osako, një zyrtare e lartë e UCLA, për gazetën e kampusit Daily Bruin.

Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit Karen Bass foli me kancelaren e universitetit dhe tha se policia do t'i përgjigjet kërkesës së shkollës, sipas një postimi në platformën e mediave sociale X nga zëdhënësi i saj Zach Seidl.

Policia ka hyrë dhe në kampuset e tjera në të gjithë SHBA gjatë dy javëve të fundit, ku ka pasur konfrontime dhe më shumë se 1000 arrestime.

Në raste më të rralla, zyrtarët e universitetit dhe drejtuesit e protestës kanë arritur marrëveshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco