Atentat mafioz në Greqi, mësohet kombësia e emigrantit të vrarë

Atentat mafioz në Greqi, mësohet kombësia e emigrantit të vrarë

22:22, 04/05/2024

Një atentat mafioz ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës mesditën e së shtunës.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një emigrant gjeorgjian, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person, në momentin që ai sapo kishte parkuar motorin dhe kishte hequr kaskën.

 Viktima ka marrë në turp dy plumba, një në shpinë dhe një tjetër në shpatull.

Raportohet se autori pasi kreu krimin hipi në një makinë tip xhip dhe u largua. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa dyshohet se në atë automjet kanë qenë tre persona, dy burra dhe një grua.

 Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë si dhe një mjek mjeko-ligjor për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është transportuar me autoambulancën në morg.

Gjithashtu bëhet me dije se 41-vjeçari është emër i njohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar si anëtar i një organizate kriminale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco