Plani i Trump për NATO-n, nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë do të shtyjë vendet anëtare të…

Plani i Trump për NATO-n, nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë do të shtyjë vendet anëtare të…

14:06, 04/05/2024

Donald Trump po shqyrton planet për t’i shtyrë anëtarët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 3% të PBB-së, nëse ai rizgjidhet President i SHBA në nëntor, raportoi The Telegraph.

Trump thuhet se ka konsideruar një rritje prej disa kohësh, por u bind më tej nga argumentet e presidentit polak Andrzej Duda, tha për The Telegraph një burim i afërt me ish-presidentin. Të dy u takuan për bisedime në Nju Jork muajin e kaluar.

Duda ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë aleancën, duke argumentuar se 3% nevojiten për t’u mbrojtur kundër “kërcënimeve në rritje”, përfshirë edhe nga Rusia.

Takimi i ish-Presidentit amerikan me Dudën gjithashtu thuhet se luajti një rol në bindjen e tij për të hequr kundërshtimin e tij ndaj një pakete ndihme të vonuar prej kohësh, e cila përfshinte 60 miliardë dollarë për Kievin.

Në shkurt, Trump u kritikua nga Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë perëndimorë për sugjerimin se ai nuk do të mbronte aleatët e NATO-s të cilët nuk kishin shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen dhe madje do të inkurajonte Rusinë t’i sulmonte ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco