Mbreti Abdullah: Nevoja për një armëpushim në Gaza është urgjente

Mbreti Abdullah: Nevoja për një armëpushim në Gaza është urgjente

08:28, 01/05/2024

Mbreti Abdullah II i Jordanisë nënvizoi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës gjatë takimit të sotëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Monarku jordanez theksoi gjithashtu se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të adresuar krizën humanitare në Gaza, me një fluks të vazhdueshëm të ndihmës mjekësore, ushqimit dhe nevojave themelore për të mbuluar në mënyrë adekuate nevojat.

Duke theksuar nevojën për të mbrojtur popullsinë civile, ai dha alarmin për ndikimin e një sulmi të mundshëm të ushtrisë izraelite në Rafah, duke paralajmëruar se efektet shkatërruese të luftës në Rripin e Gazës mund të përhapen në Bregun Perëndimor, Jerusalem, por dhe në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

Ai më tej nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), duke e quajtur atë një “lijë shpëtimi” për rreth 2 milionë palestinezë në Rripin e Gazës.

Mbreti Abdullah u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të luajnë një rol thelbësor në përpjekjet për të arritur paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Në të njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe takimi i mëparshëm mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe kreut të diplomacisë jordaneze, Ayman al-Safadi.

Dy ministrat diskutuan parandalimin e një sulmi të mundshëm nga ushtria izraelite në Rafah, si dhe nevojën për të zbatuar një plan gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund pushtimit izraelit dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco