Medvedev: Zyrtarët britanikë që ndihmojnë Ukrainën janë ‘objektiva legjitime’

Medvedev: Zyrtarët britanikë që ndihmojnë Ukrainën janë ‘objektiva legjitime’

10:25, 31/05/2023

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, tha sot se Britania është “armiku i përjetshëm” i Moskës dhe se çdo zyrtar britanik që ka ndihmuar Ukrainën konsiderohet objektiv ushtarak legjitim.

Medvedev, duke iu përgjigjur komentit të Sekretarit të Jashtëm britanik James Cleverley ai tha se “zyrtarët budallenj” të Britanisë duhet të kujtojnë se Britania  duhet ta dijë që tashmë është e përfshirë në luftë.

“Mbretëria e Bashkuar po vepron si një aleat i Ukrainës, duke i ofruar asaj ndihmë ushtarake në formën e pajisjeve dhe ekspertëve, domethënë duke zhvilluar një luftë de facto të padeklaruar kundër Rusisë ”, tha Medvedev në Twitter.

“Prandaj, çdo zyrtar i saj (qoftë ushtarak apo civil që ndihmon Ukrainën në luftë) mund të konsiderohet një objektiv legjitim ushtarak.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco