Polonia në bisedime për blerjen e avionëve ushtarakë suedezë

Polonia në bisedime për blerjen e avionëve ushtarakë suedezë

18:51, 22/05/2023

Polonia është në bisedime të avancuara për të blerë aeroplanë suedezë të paralajmërimit të hershëm dhe shpreson se negociatat do të finalizohen së shpejti, tha ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

Polonia ka rritur shpenzimet ushtarake që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainën fqinje, me qeverinë që u zotua të dyfishojë madhësinë e ushtrisë dhe të shpenzojë 4 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2023.

“Ne jemi duke zhvilluar negociata të detajuara. Shpresoj se do të kenë sukses në një kohë të shkurtër. Në këtë mënyrë ne forcojmë qëndrueshmërinë e Polonisë, por edhe të krahut lindor të NATO-s”, shkroi Blaszczak në Twitter pas një takimi të ministrave të mbrojtjes nga Evropa.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme për numrin apo llojin e avionëve të diskutuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco