Aktorja e njohur turke gjendet e vdekur së bashku me vajzën, nën rrënojat e tërmetit.
Më shumë se 36 mijë viktima janë shënuar nga lëkundjet e tërmetit dhe shpresa për të mbijetuar po shuhet.
Mes viktimave është dhe aktorja turke Emel Atici, e njohur në Shqipëri për pjesëmarrjen e saj në serialin “Njëherë e një kohë”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores së çmuar të serialit tonë televiziv në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë”, shruan kompania e prodhimit.
“Allahu e mëshiroftë Emel Atici, aktoren bukuroshe të serialit tonë Bir Zamanlar Çukurova dhe vajzën e saj të dashur. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të saj.”
© SYRI.net