Franca mirëpret 100,000 refugjatë ukrainas

Franca mirëpret 100,000 refugjatë ukrainas

12:14, 04/08/2022

Franca ka mirëpritur 100,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më shumë se pesë muaj më parë, tha të enjten Didier Leschi, drejtor i përgjithshëm i Zyrës Franceze për Emigracionin dhe Integrimin. Lajmi erdhi mes raporteve se presidenti Volodymyr Zelensky po kërkon një mundësi për të folur "drejtpërdrejt" me udhëheqësin kinez Xi Jinping për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

10:49 Franca mirëpret 100,000 refugjatë ukrainas

Franca ka mirëpritur 100,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më shumë se pesë muaj më parë, i tha AFP të enjten Didier Leschi, drejtor i përgjithshëm i Zyrës Franceze për Emigracionin dhe Integrimin (Ofii).

"Që nga mbrëmja e së mërkurës, pragu i 100,000 njerëzve të zhvendosur nga konflikti në Ukrainë "ka kaluar", tha Leschi, duke konfirmuar informacionin e publikuar në të përditshmen franceze Le Figaro.

Ora 9:08 e mëngjesit: Mbikëqyrësi bërthamor i OKB- kërkon leje për të hyrë në termocentralin ukrainas në Zaporizhzhia

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për t'i dhënë leje për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, i kontrolluar tani nga forcat ruse, për të përcaktuar nëse ai ishte një burim rreziku.

Kontakti me centralin bërthamor më të madh në Evropë, i cili është në Zaporizhzhia dhe operohet nga teknikë ukrainas, ishte "i brishtë" dhe komunikimet nuk funksiononin çdo ditë, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi për gazetën zvicerane Tages-Anzeiger.

8:15: Trupat ruse bombardojnë qytete pranë Kharkhiv

Autoritetet ukrainase në Lindje thanë se disa qytete janë bombarduar në orët e fundit, duke përfshirë rajonin e Kharkhiv. Në rajonin e Donetskut, Kievi ka nisur evakuimet e detyrueshme për shkak të bombardimeve të rënda. Por shumë njerëz refuzojnë, duke pretenduar se nuk kanë ku të shkojnë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco