Bombardohet rëndë nga rusët qyteti Mykolaiv, vritet një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

Bombardohet rëndë nga rusët qyteti Mykolaiv, vritet një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

15:41, 31/07/2022

Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.

Si pasojë, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, shkruajnë mediat e huaja.

74-vjeçari Vadatursky,  zotëronte Nibulon, një firmë e madhe bujqësore.

Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti bombardimet “ndoshta më të fortat e të gjitha kohërave”.

Image

Pasuria e Oleksiy Vadatursky vlerësohej 450 milionë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2020 nga Forbes

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla, si dhe banesa.

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.

Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimen e pushtuar.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco