Thirrja e Zelenskyt për qytetarët e Donetskut: Ikni

Thirrja e Zelenskyt për qytetarët e Donetskut: Ikni

11:44, 31/07/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar që të largohen të gjithë qytetarëve që jetojnë ende në pjesët lindore të rajonit të Donetskut. Në një fjalim në mbrëmje vonë, Zelensky theksoi se në atë zonë po zhvillohen luftime intensive.

‘Sa më shumë njerëz të largohen nga Donetsku, aq më pak njerëz do të ketë mundësi të vrasë ushtria ruse. Ne do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të limitojmë terrorin rus’, tha Presidenti ukrainas.

Sipas autoriteteve të Ukrainës, në zonën e Donetskut që ende nuk është pushtuar nga rusët, jetojnë rreth 200 000 persona.

Qeveria e Ukrainës theksoi se në këtë zonë, gjërat do të përkeqësohen në dimër:

‘Duhen evakuuar fëmijët pasi nuk mund t’u rrezikohet jeta në një dimër pa ngrohje dhe pa drita’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco