Zyrtarja ruse po thotë se Kosova do të vendoset në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor

Zyrtarja ruse po thotë se Kosova do të vendoset në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor

09:45, 02/10/2020

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se përgjatë presidencës ruse në Këshillin e Sigurimit do të diskutohet për situatën në Kosovë, Siri, Yemen si dhe gjithashtu edhe për Lindjen e Mesme.

“Bashkë me çështje tjera të rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor do të diskutohet edhe për situatën politike dhe aspektet humanitare në Siri, Kosovën, Lindjen e Mesme, zhvillime në Yemen”, ka thënë Zaharova.

Ajo ka treguar se gjatë këtij sesioni të tetorit do të diskutohen edhe tema të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco