Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër

Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër

21:56, 12/06/2024

Më herët pasdite, një banesë e rrënuar në Myrtia Pyrgos, në Ilia, u përfshi nga flakët, pak minuta, para se të niste kortezhi i varrimit të 11-vjeçares Vasiliki, e cila tronditi gjithë Greqinë. Vdekja e vogëlushes ka ardhur nga daja i saj 37-vjeçar, kur nuk pranoi të kënaqte orekset e tij të sëmura seksuale.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se ky nuk ishte një vendbanim.

Sipas informacioneve të faqes ilialive.gr , banesa e djegur ishte vendi ku jetonte në fshat me familjen, vrasësi i 11-vjeçares. Mediat vendase raportojnë se një grup personash të panjohur kanë vënë në shënjestër shtëpinë e 37-vjeçarit si një akt hakmarrjeje për vrasjen dhe tentativën për përdhunim të 11-vjeçares.

Zemërimi dhe urrejtja e të afërmve dhe miqve të familjes së 11-vjeçares është tejmbushur, siç u pa edhe dje, kur tentuan të linçonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykatë për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Pyrgosit, të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e zjarrvënies.

Sipas informacioneve të gjithë të afërmit e 37-vjeçarit janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco