Uragani Sally sjell përmbytje katastrofike në SHBA

Uragani Sally sjell përmbytje katastrofike në SHBA

13:48, 16/09/2020

 

Uragani Sally ka sjellë përmbytje të mëdha dhe katastrofike  në pjesën jugore të SHBA.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) raportoi përmbytje nga Tallahassee, Florida në Mobile Bay në Alabama, kjo qendër ka raportuar gjithashtu se stuhia është kërcënuese për jetën e banorëve ku ka goditur.

Alabama, Florida dhe Misisipi kanë shpallur të gjitha gjendjet e jashtëzakonshme. Guvernatori i Louisiana John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rikuperuar nga Uragani Laura muajin e kaluar , shkroi në Twitter të hënën për të paralajmëruar banorët të "jenë të zgjuar dhe të sigurt"

Erërat e uraganit Sally arrijnë në 105 milje në orë (168 km / orë) dhe po lëviz në veri-verilindje me 3 milje në orë (5 km / orë).

Sipas faqes në internet poëeroutage.us , më shumë se 200,000 shtëpi dhe biznese në Alabama dhe Florida kishin raportuar ndërprerje të energjisë deri të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet paralajmëruan se stuhia po lëvizte jashtëzakonisht ngadalë, që do të thotë se shirat mund të zgjasin.

"Sally ka një karakteristikë që nuk është parë shpesh dhe kjo është një shpejtësi e ngadaltë që do të rrisë sasinë e reshjeve dhe do të shkaktojë përmbytje," tha zëvendës drejtori i NHC Ed Rappaport për Associated Press.

Përveç Sally, ka edhe katër ciklone të tjera tropikale - Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky - që vërtiten në pellgun e Oqeanit Atlantik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco