Dinamo zbret sot në fushë për ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës sllovene të Aluminij.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Ljudski vrt” në Maribor, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa autoritetet vendase kanë njoftuar masa të posaçme sigurie për mbarëvajtjen e sfidës. Policia e Mariborit ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të ndeshjes do të përdoren pajisje teknike për fotografim dhe video-incizim, me qëllim garantimin e sigurisë së tifozëve, mbrojtjen e rendit publik dhe dokumentimin e procedurave policore.
Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi do të kryhet si në zonën përreth stadiumit “Ljudski vrt”, ashtu edhe brenda impiantit sportiv.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin ekipet në mënyrë sportive, të respektojnë rregullat e organizatorëve dhe udhëzimet e forcave të sigurisë, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet pa incidente.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: