Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është rikthyer me gol pas pushimit të kampionatit për shkak të Botërorit.
Goli i beratasit erdhi në minutën e 86-të për të kaluar në avantazh Austin përballë Seattle Sounders.
Pas një asisti nga Ervin Torres, Uzuni e pati të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë për skuadrën e tij.
https://streamin.link/v/f5e7a6cf
Në fund Austin triumfoi me shifrat 3-1 teksa pozicionohet në vendin e 14-të me 17 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: