Mario Mitaj pëlqehet nga klubi i Genoas në Seria A. Pengesa e vetme që raportohet është shifra e kërkuar nga Al Itihad, pasi konsiderohet e lartë.
22-vjeçari kaloi sezonin më të vështirë në karrierë. Shkak u bë problemi me aktivizimin në Arabinë Saudite, ndërsa nuk konsiderohej një nga lojtarët e huaj të preferuar për të luajtur.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, regjistroi rreth 3000 minuta në katër kompeticione të ndryshme.
Genoa ndërkohë nuk ka nisur negociatat për transferimin e mbrojtësit të majtë, pasi vetëm kërkoi informacion.
Kujtojmë se Al Itihad ka shpenzuar rreth 5 milionë euro për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Kontrata e tij përfundon pas dy sezonesh.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: