Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi këtë të enjte se një konferencë për shtyp që do të mbahet të martën, më 28 korrik, për të prezantuar trajnerin e ri të kombëtares franceze , i cili do të jetë Zinedine Zidane.
Didier Deschamps është larguar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe Zidane pritet të jetë pasuesi i tij.
Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar tashmë se Zidane do të prezantohet në një konferencë për shtyp të martën e javës së ardhshme.
"Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 11:00 në selinë e FFF-së", thuhet në njoftim.
Pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet po atë mëngjes, Philippe Diallo do të prezantojë para mediave trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të Francës.
Epoka e Zidanes është pra gati të fillojë në krye të “Les Bleus”, pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe humbjes në ndeshjen ndaj Anglisë, të vlefshme për vendin e tretë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: