Djali i Zlatan Ibrahimoviç largohet nga Milani, prezantohet në klubin holandez

Djali i Zlatan Ibrahimoviç largohet nga Milani, prezantohet në klubin holandez

17:12, 18/07/2026

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë pjesë e Milanit edhe pse në rolin e këshilltarit të presidenti Xherri Kardinale. Por djali i tij, Maksimilian, nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i AZ Alkmar në Holandë, i cili me njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se djali i ish-sulmuesit suedez, do të bëhej pjesë e tij dhe do të niste aty një etapë të re të karrierës, pasi të rikuperohej nga një dëmtim që ka pësuar në pjesën e parë të sezonit kur ishte huazuar te Ajaksi.

“Maksimilian Ibrahimoviç do të ketë mundësinë të rikuperohet nga një dëmtim i lehtë dhe më pas t’i bashkohet Jong AZ.

Nuk është ende e qartë se kur sulmuesi 19-vjeçar do të kthehet në aksion. Pasi të kthehet, ai do të ketë mundësinë të vazhdojë zhvillimin e tij, i bindur se me kalimin e kohës, ai mund të bëhet një aset për klubin”, shkruhej në njoftimin e AZ Alkmar që kësisoj do të vendosë djaloshin fillimisht tek ekipi i të rinjve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco