Liverpool i bën nder Slot-it, gati ta paguajë edhe nëse merr drejtimin e Holandës

Liverpool i bën nder Slot-it, gati ta paguajë edhe nëse merr drejtimin e Holandës

13:09, 14/07/2026

Liverpool është duke lehtësuar mundësinë që Arne Slot të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës, duke përgatitur një zgjidhje që do të mbrojë edhe aspektin financiar të trajnerit pas largimit nga klubi anglez.

Sipas medieve holandeze, veçanërisht “De Telegraaf”, Liverpool nuk dëshiron që Slot të humbasë të drejtën për kompensimin financiar që i takon pas përfundimit të kontratës së tij me klubin.

Slot shihet si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Ronald Koeman-in në pankinën e Holandës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen pas eliminimit të hershëm të skuadrës në Kupën e Botës 2026, në fazën e 1/16-ave ndaj Marokut.

Liverpool e kishte larguar Slotin pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa tani klubi anglez po punon për një marrëveshje që do t’i lejojë trajnerit holandez të marrë drejtimin e kombëtares pa pësuar humbje financiare.

Sipas raportimeve, plani i “The Reds” është që të rrisë pagën e Slotit gjatë vitit të parë si trajner i Holandës, duke e çuar atë në të njëjtin nivel me shumën që ai do të kishte përfituar nëse do të kishte vazhduar punën në “Anfield”.

Në këtë mënyrë, Slot nuk do të humbiste të ardhura, ndërsa Liverpooli do të shmangte pagesa më të mëdha të kompensimit që do t’i detyrohej në rast të vazhdimit të kontratës.

Marrëveshja aktuale e Arne Slot me Liverpoolin ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por pas përfundimit të aventurës në klubin anglez, trajneri mund të nisë një kapitull të ri në karrierë duke drejtuar kombëtaren e vendit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco