De Laurentiis sulmon UEFA-n dhe FIFA-n: Klubet europiane janë marioneta në shërbim të tyre

De Laurentiis sulmon UEFA-n dhe FIFA-n: Klubet europiane janë marioneta në shërbim të tyre

13:46, 14/07/2026

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lëshuar kritika të forta ndaj UEFA-s dhe FIFA-s gjatë prezantimit të Massimiliano Allegrit si trajneri i ri i skuadrës napolitane.

I pyetur nëse Serie A mund ta ngushtojë diferencën me kampionatet e tjera më të forta të Europës, De Laurentiis tha se problemi nuk lidhet me cilësinë sportive, por me mënyrën se si është organizuar futbolli në kontinent.

“Nuk ka një diferencë nga ana futbollistike, por ka dallime në aspektin legjislativ nga një vend në tjetrin. Krahasimi i vërtetë duhet bërë me ligat amerikane, pavarësisht sportit. Ne vazhdojmë të kemi një futboll që nuk drejtohet nga klubet, të cilat duhet të jenë zotët e tij, por nga institucione që pasurohen në kurrizin tonë dhe të ligave të tjera”, deklaroi presidenti i Napolit.

De Laurentiis u ndal edhe te aspekti ekonomik, duke theksuar se edhe kampionatet me të ardhura shumë më të larta vazhdojnë të regjistrojnë humbje financiare.

“Në Itali, ashtu si në Angli, ka shumë klube me histori dhe interes të madh. Problemi është gjithmonë ekonomik. Edhe atje ku klubet gjenerojnë të ardhura trefish më të larta se tonat, bilancet mbyllen me humbje. Kjo tregon se sistemi aktual i futbollit nuk funksionon siç duhet”, u shpreh ai.

Në fund, numri një i Napolit drejtoi kritikat më të forta ndaj institucioneve që qeverisin futbollin botëror dhe europian.

“Të gjithë ne, klubet në Europë, jemi marioneta në shërbim të UEFA-s dhe FIFA-s. Ata që pasurohen realisht janë këto institucione. Mjafton të shikoni bilancet e tyre, edhe pse nuk është aspak e lehtë t’i analizosh në mënyrë të detajuar”, përfundoi De Laurentiis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco