Brajan Gruda vazhdon te Leipzig, arrihet marrëveshja me Brightonin

Brajan Gruda vazhdon te Leipzig, arrihet marrëveshja me Brightonin

20:06, 13/07/2026

Brajan Gruda do të vazhdojë të jetë pjesë e RB Leipzig edhe për sezonin 2026-2027.

Klubi gjerman ka konfirmuar zyrtarisht se ka arritur një marrëveshje me Brighton për zgjatjen e huazimit të sulmuesit me prejardhje shqiptare edhe për një vit tjetër.

Edhe pse Leipzig vendosi të mos aktivizojë klauzolën e blerjes, drejtuesit e klubit arritën një akord me skuadrën angleze për ta mbajtur 22-vjeçarin në Bundesligë.

Në njoftimin zyrtar, Leipzig theksoi se Gruda do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të ekipit edhe në sezonin e ri, pas paraqitjeve bindëse që zhvilloi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar.

Gruda iu bashkua klubit gjerman në shkurt të vitit 2026 dhe në 14 ndeshje zyrtare realizoi tre gola dhe dhuroi tre asistime, duke fituar besimin e stafit teknik.

Vetë futbollisti u shpreh i lumtur për vazhdimin e aventurës në Leipzig, duke theksuar se vendimi ishte i qartë që në muajt e parë.

"Brenda një periudhe të shkurtër e kuptova se doja të qëndroja këtu. Stili i lojës më përshtatet dhe ndihem si në shtëpi. Leipzig më jep mundësinë të zhvillohem si futbollist dhe si njeri", deklaroi Gruda.

Ai shtoi se objektivi i skuadrës është të zhvillojë një sezon të suksesshëm në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, ku Leipzig ka siguruar pjesëmarrjen.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco