Kombëtarja e Italisë pritet të zyrtarizojë së shpejti trajnerin e ri, ndërsa gara për stolin e "Axurrëve" është ngushtuar në tre kandidatë kryesorë: Pep Guardiola, Antonio Konte dhe Roberto Mançini.
Sipas raportimeve, emri më i preferuar nga drejtori teknik Paolo Maldini, me mbështetjen edhe të Leonardos në rolin e këshilltarit, është Pep Guardiola.
Trajneri spanjoll konsiderohet si zgjedhja ideale për të nisur një projekt të ri me kombëtaren italiane.
Antonio Konte mbetet një tjetër kandidat i fortë. Ai shihet si një projekt afatgjatë dhe gëzon mbështetjen e disa klubeve italiane, të cilat thuhet se janë të gatshme të kontribuojnë edhe financiarisht për pagën e tij, që llogaritet rreth 4 milionë euro në sezon.
Nga ana tjetër, Roberto Mançini ruan raporte të mira me presidentin e federatës, Xhovani Malago, por largimi i tij në vitin 2023 për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite vazhdon të konsiderohet si një pengesë për rikthimin.
Megjithatë, objektivi kryesor mbetet Guardiola.
Në listën e alternativave për stolin e Italisë përmenden edhe Stefano Pioli, Andrea Pirlo dhe Karlo Ançeloti, në rast se negociatat me emrat kryesorë nuk arrijnë rezultat pozitiv.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: