Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 43-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Kardinale merr frenat e Milanit: Asnjë transferim pa firmën time

Kardinale merr frenat e Milanit: Asnjë transferim pa firmën time

19:08, 12/07/2026

Pronari i Milanit, Xherri Kardinale, ka konfi rmuar se ai është personi që ka fjalën e fundit për çdo lëvizje në merkaton e klubit, ndonëse vendimmarrja bëhet në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafi n teknik.

Themeluesi dhe partneri drejtues i fondit “RedBird” ka qenë shumë aktiv në jetën e klubit edhe këtë verë.

Ai ishte i pranishëm në Milanelo për të pritur trajnerin e ri Ruben Amorim, ndërsa mori pjesë edhe në konferencën për shtyp ku portugezi u prezantua zyrtarisht. Në një intervistë për “Calcio e Finanza”, Kardinale shpjegoi mënyrën se si funksionon procesi i vendimmarrjes për transferimet.

“Askush te Milani nuk ka të drejtën të miratojë transferimet, pavarësisht shumës, përveç meje. Unë miratoj çdo qindarkë dhe jam i vetmi që jap dritën jeshile përfundimtare për çdo marrëveshje”. Megjithatë, numri një i kuqezinjve theksoi se puna në klub bëhet në grup dhe se çdo vendim merret pas konsultimeve me të gjithë aktorët kryesorë.

“Ne punojmë si një skuadër. Drejtuesit vazhdojnë të bëjnë rekomandimet e tyre, dëgjojmë trajnerin dhe ekipin tim. Por kur vjen momenti për të marrë vendimin përfundimtar, ai më takon mua”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco