Statistika e pabesueshme/ Fabian Ruiz nuk ka asnjë humbje me Spanjën në 48 ndeshje që ka zhvilluar

Statistika e pabesueshme/ Fabian Ruiz nuk ka asnjë humbje me Spanjën në 48 ndeshje që ka zhvilluar

17:14, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një statistikë në kufijtë e të pabesueshmes. Mesfushori Fabian Ruiz, nuk e ka provuar ende shijen e humbjes me kombëtaren spanjolle, kur ka qenë në fushën e lojës, duke mbetur i pamposhtur edhe pas 48 paraqitjeve me fanellën e iberikëve.

30-vjeçari ka regjistruar 33 fitore dhe 15 barazime, pa pësuar asnjë humbje me fanellën e “La Rojas”.

Ky është një statistikë e rrallë që dëshmon ndikimin dhe qëndrueshmërinë e tij në ekip.

Seria e jashtëzakonshme e Ruiz vazhdon të tërheqë vëmendjen e tifozëve dhe analistëve të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco