Scaloni zbulon sekretin e Argjentinës: Është në ADN-në tonë të vuajmë dhe të mos dorëzohemi

Scaloni zbulon sekretin e Argjentinës: Është në ADN-në tonë të vuajmë dhe të mos dorëzohemi

17:49, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën 3-1 pas kohës shtesë, ndërsa trajneri Lionel Scaloni e cilësoi aftësinë për të vuajtur si një nga armët më të forta të skuadrës së tij.

Pas një tjetër ndeshjeje dramatike, tekniku argjentinas tha se futbollistët e tij tashmë janë mësuar të përballojnë momentet e vështira dhe të ruajnë qetësinë edhe kur gjenden nën presion.

"E dinim se do të vuanim dhe kjo është pjesë e gjakut tonë, pjesë e ADN-së sonë. Pikërisht kjo na jep qetësi në momente të tilla", deklaroi Scaloni.

Trajneri kujtoi se Argjentina ka kaluar disa sfida të vështira gjatë këtij Botërori, duke përmbysur Egjiptin në fazën e 1/16-ave dhe duke kaluar me shumë sakrifica edhe pengesën e Zvicrës.

Sipas tij, eksperienca e fituar në Kupën e Botës "Katar 2022" ka ndihmuar ekipin të reagojë më mirë në situata të komplikuara.

"Në Katar nuk kishim këtë përvojë, edhe unë si trajner. Tani dimë si të reagojmë kur kundërshtari na dominon ose kur pësojmë gol. Ekipi ruan qetësinë dhe nuk dorëzohet kurrë", u shpreh ai.

Scaloni vlerësoi edhe forcën e grupit, duke theksuar se lojtarët që vijnë nga stoli kanë ndikim të madh në ndeshje dhe i japin ekipit zgjidhje në momentet vendimtare.

"Jemi një skuadër e bashkuar. Futbollistët besuan te projekti ynë dhe kjo është arsyeja pse arrijmë të gjejmë gjithmonë zgjidhje", tha tekniku argjentinas.

Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale, ndërsa synon të sigurojë finalen dhe të mbrojë titullin e fituar në Kupën e Botës 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco