Dy legjenda në një foto, Messi i dhuron fanellën Roberto Baggios

Dy legjenda në një foto, Messi i dhuron fanellën Roberto Baggios

15:29, 12/07/2026

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart  

Argjentina ka dy heronj me të njëjtin emër: Messi dhe Scaloni, kombinimi që e riktheu në majë

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton dhe siguron kualifikimin

Pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Lionel Messi pati një moment të veçantë me një nga legjendat e futbollit italian, Roberto Baggio.

Në tribunat e stadiumit ndodhej edhe “Divin Codino”, i cili ka shprehur gjithmonë admirimin e tij të madh për Messin. Në fund të ndeshjes, kapiteni argjentinas i dhuroi fanellën e tij Baggios, një gjest që emocionoi shumë ish-futbollistin italian.

Vetëm disa ditë më parë, në një podcast brazilian, Baggio kishte deklaruar se për të Messi ishte futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, edhe përtej Diego Maradonës dhe Pelé-s.

Miqësia mes dy numrave 10 nisi falë Pep Guardiolës. Në vitin 2010, pas ndeshjes Barcelona-Arsenal, ku Messi shënoi katër gola, Guardiola organizoi takimin mes dy yjeve në dhomat e zhveshjes së Barcelonës. Që nga ai moment mes tyre lindi një miqësi e veçantë, që ka vazhduar ndër vite.

Baggio, i cili prej më shumë se 30 vitesh viziton shpesh Argjentinën, ka qenë pranë Messit edhe në momente të rëndësishme të karrierës së tij. Ai ishte i pranishëm edhe në finalen e Botërorit në Katar, ku Argjentina u shpall kampione.

Pas dhuratës, Roberto Baggio publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale: “Faleminderit Leo për dhuratën, miku im”.

Ishte një takim mes dy legjendave të futbollit botëror, të bashkuar nga respekti dhe pasioni për numrin magjik 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco