Vdes në aksident ish-futbollisti 43-vjeçar

Vdes në aksident ish-futbollisti 43-vjeçar

16:18, 12/07/2026

Një tjetër lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Ish-futbollisti portugez Manu ka humbur jetën në moshën 43-vjeçare, pas një aksidenti tragjik automobilistik në rajonin Sobral të Portugalisë.

Sipas raportimeve, aksidenti rezultoi fatal për ish-mesfushorin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, duke lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv.

Image

Manu ishte një emër i njohur në futbollin portugez dhe atë evropian.

Gjatë karrierës së tij ai veshi fanellën e disa skuadrave me emër, mes tyre Benfica, Maritimo, AEK Athinë dhe Legia Varshavë, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Karrierën si futbollist profesionist e mbylli në vitin 2019 me skuadrën Vilafranquense, pas shumë vitesh aktivizimi në nivelet më të larta të futbollit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ish-bashkëlojtarë, tifozë dhe klube të ndryshme kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të ish-futbollistit portugez.

Vdekja e Manu shënon një tjetër humbje të dhimbshme për botën e sportit, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e ndoqën gjatë karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco