Futbollisti u këcënua më vdekje, reagon ashpër Federata e Kolumbisë

Futbollisti u këcënua më vdekje, reagon ashpër Federata e Kolumbisë

09:19, 11/07/2026

Federata Kolumbiane e Futbollit ka dënuar kërcënimet me vdekje të drejtuara ndaj mesfushorit Jaminton Campaz dhe familjes së tij, pas eliminimit të Kolumbisë nga Botërori 2026.

Kolumbia u eliminua të martën në çerekfinale, pasi u mposht nga Zvicra me penallti. Gjatë kohës shtesë, Campaz humbi një rast të artë shënimi, që rezultoi vendimtar për fatin e ekipit.

Në reagimin e saj, Federata theksoi se asnjë futbollist nuk duhet të bëhet objekt kërcënimesh apo intimidimi vetëm sepse ka përfaqësuar vendin e tij në fushë.

Edhe vetë Campaz reagoi përmes një postimi në Instagram, ku shprehu zhgënjimin për situatën, bëri thirrje për respekt dhe dënoi gjuhën e urrejtjes.

Federata Kolumbiane i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet për këto kërcënime, duke ritheksuar se futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe jo të nxisë dhunë apo intimidim.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco