Eliminimi i Belgjikës nga Botërori 2026 ndaj Spanjës është shoqëruar me polemika të shumta, ndërsa në qendër të debatit është vendosur trajneri Rudi Garcia dhe vendimi për të zëvendësuar Thibaut Courtois.
Portieri i Real Madridit ka zbuluar pas ndeshjes se nuk donte të largohej nga fusha, pavarësisht shqetësimit fizik që ndjeu gjatë takimit.
“Ndjeva diçka pas një pasimi të gjatë. Mendova se ishte vetëm një tension në muskulin e pasëm të kofshës, pas shumë topave të gjatë që kisha goditur. Më pas ndjeva se situata po përkeqësohej dhe u ula për një moment që të më kontrollonte mjeku”, tregoi Courtois.
Megjithatë, gardiani belg besonte se mund të vazhdonte.
“Doja të qëndroja në fushë, por nuk arrija ta godisja topin siç duhet. Trajneri më tha se nëse nuk isha 100 për qind, do të më zëvendësonte. I shpjegova se nuk isha në gjendjen ideale, por doja të provoja përsëri. Mendova se duke shmangur pasimet e gjata mund të vazhdoja. Por në rregull, nëse trajneri kërkon një lojtar 100 për qind, atëherë është vendimi i duhur”, deklaroi ai.
Në vendin e tij hyri Senne Lammens, i cili u bë protagonist negativ pas një pritjeje jo të mirë që çoi në golin vendimtar të Mikel Merinos. Megjithatë, Courtois doli në mbrojtje të kolegut të tij.
“Futbolli është kështu. Nuk duhet ta kryqëzojmë djalin. Është një portier shumë i mirë, ka bërë një sezon të shkëlqyer te Manchester United dhe nuk e meriton këtë”, tha ai.
© SYRI.net