Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare dhe sonte në mbrëmje do të zhvillohet një nga sfidat më të shumëpritura të çerekfinaleve. Në stadiumin “Hard Rock” të Miamit, Norvegjia do të përballet me Anglinë në një duel që premton spektakël, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes dy ‘bomberëve’ më të frikshëm të momentit, Erling Haaland dhe Harry Kane. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë–Zvicër.
Norvegjia vjen në këtë takim me moral të lartë pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave. Trajneri Ståle Solbakken pritet t’i besojë të njëjtit formacion që eliminoi pesë herë kampionët e botës. Në portë do të jetë Nyland, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Pedersen, Ajer, Heggem dhe Wolfe. Mesfusha do të udhëhiqet nga Martin Ødegaard, i mbështetur nga Berge dhe Berg. Në sulm, Haaland do të jetë pika kryesore e referimit, me Sørloth dhe Nusa në krahët e tij.
Edhe Anglia synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të shumëpritur. Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, njëri i detyruar për shkak të pezullimit të Quansah. Pickford do të mbrojë portën, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Spence, Guehi, Konsa dhe O’Reilly. Në mesfushë do të luajnë Rice dhe Anderson, ndërsa Bellingham do të ketë rolin e organizatorit pas sulmuesit Harry Kane. Në krahë priten Madueke dhe Gordon.
Formacionet e mundshme:
Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen, Ajer, Heggem, Wolfe; Ødegaard, Berge, Berg; Sørloth, Haaland, Nusa. Trajner: Ståle Solbakken.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Spence, Guehi, Konsa, O’Reilly; Rice, Anderson; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane. Trajner: Thomas Tuchel.
© SYRI.net