Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 42-të e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Ibrahimovic sulmon Garcian: Ai është përgjegjësi për eliminimin e Belgjikës

Ibrahimovic sulmon Garcian: Ai është përgjegjësi për eliminimin e Belgjikës

20:13, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar ashpër trajnerin e Belgjikës, Rudi Garcia, pas eliminimit të "Djajve të Kuq" nga Spanja në çerekfinalet e Botërorit 2026. Ish-sulmuesi suedez, në rolin e opinionistit për Fox Sports gjatë Kupës së Botës, nuk kurseu akuzat ndaj teknikut francez, duke e konsideruar atë përgjegjësin kryesor për humbjen 2-1.

Sipas Ibrahimovicit, vendimi më i gabuar i Garcias ishte zgjedhja e Senne Lammens për të zëvendësuar të dëmtuarin Thibaut Courtois. Portieri i Manchester United ishte protagonist negativ në golin vendimtar të Spanjës, duke shtuar edhe më shumë polemikat rreth përzgjedhjes së tij.

"Unë e konsideroj trajnerin përgjegjës për këtë humbje. Pse luan Lammens vetëm sepse është te Manchester United, ndërsa Mike Penders, që aktivizohet te Strasburgu, mbetet jashtë? Kështu nuk zgjidhet portieri i kombëtares, sidomos duke parë atë që ndodhi më pas", deklaroi Ibrahimovic.

Legjenda suedeze shkoi edhe më tej, duke e cilësuar Lammens një portier "të mbivlerësuar" dhe duke drejtuar kritika të forta ndaj stafit teknik belg.

"Është skandaloze. Duhet të turpëroheni, si trajneri ashtu edhe trajneri i portierëve", përfundoi Ibrahimovic, duke ndezur edhe më shumë debatin pas eliminimit të Belgjikës nga Botërori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco