Egjipti rinovon kontratën e Hossam Hassan, trajneri vazhdon në krye të kombëtares

Egjipti rinovon kontratën e Hossam Hassan, trajneri vazhdon në krye të kombëtares

16:59, 09/07/2026

Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares, Hossam Hassan, pavarësisht eliminimit të ekipit në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026 nga Argjentina.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i EFA-s, Hany Abo Rida, i cili bëri të ditur se është arritur marrëveshja edhe për rinovimin e kontratës së vëllait binjak të trajnerit, Ibrahim Hassan, që mban postin e drejtorit sportiv të kombëtares.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të federatës në Facebook, EFA njoftoi se bordi drejtues ka miratuar rinovimin e kontratave të të dyve, pa dhënë detaje mbi kohëzgjatjen apo kushtet financiare të marrëveshjes.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se kontrata e re mund të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.

Presidenti Abo Rida sqaroi se formalitetet për ratifikimin dhe nënshkrimin përfundimtar të kontratës do të kryhen në mbledhjen e ardhshme të bordit drejtues, sapo kombëtarja të rikthehet në Egjipt.

"Faraonët" pritet të mbërrijnë të premten në mëngjes në aeroportin El Alamein me një fluturim special të EgyptAir nga Shtetet e Bashkuara. Delegacioni do të pritet edhe nga presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Al Sisi, në shenjë vlerësimi për paraqitjen e skuadrës në Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco