Interi është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Khalailit nga Union Saint-Gilloise. Pas refuzimit të ofertës së parë prej 20 milionë eurosh plus bonuse, zikaltërit kanë rritur propozimin në 25 milionë euro plus bonuse, duke iu afruar ndjeshëm kërkesave të klubit belg.
Sipas raportimeve, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe pritet të mbyllet brenda orëve në vijim. Vendimtar ka qenë takimi i drejtpërdrejtë mes drejtuesve të dy klubeve, i cili ka zhbllokuar ngërçin që kishte penguar negociatat gjatë javëve të fundit.
Trajneri Cristian Chivu më në fund do të ketë në dispozicion përforcimin e shumëpritur për krahun e djathtë, duke gjetur pasuesin e Denzel Dumfries.
Khalaili pritet të mbërrijë në Milano gjatë fundjavës për të kryer vizitat mjekësore, përpara se t'i bashkohet skuadrës në fillim të fazës përgatitore, e cila është planifikuar të nisë në mesin e javës së ardhshme.
Nëse nuk do të ketë të papritura, transferimi do të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të testeve mjekësore, duke i dhënë Interit një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: