Interi rinovon kontratën me Mkhitaryan: Udhëtimi i trenit vazhdon

Interi rinovon kontratën me Mkhitaryan: Udhëtimi i trenit vazhdon

12:34, 01/07/2026

Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Henrikh Mkhitaryan, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit zikaltër edhe për një sezon tjetër. Mesfushori armen ka firmosur një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2027, duke u dhënë fund dyshimeve mes tërheqjes nga futbolli dhe vazhdimit të karrierës në Milano.

Lojtari i lindur në vitin 1989 ishte përballë një vendimi të vështirë, por në fund ka zgjedhur të qëndrojë tek Interi, ku ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm në vitet e fundit.

Drejtuesit e klubit e kanë konsideruar rinovimin e tij si strategjik, sidomos pas largimeve të disa lojtarëve me shumë përvojë si Sommer, Acerbi, De Vrij dhe Darmian. Pikërisht për këtë arsye, eksperienca dhe lidershipi i Mkhitaryan janë vlerësuar si thelbësore për vazhdimësinë e skuadrës.

Në një deklaratë zyrtare, Interi bëri të ditur:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan: mesfushori i lindur në 1989 do të mbetet zikaltër deri më 30 qershor 2027.”

Me këtë rinovim, Interi siguron edhe për një sezon tjetër një nga lojtarët më me përvojë dhe më të qëndrueshëm të mesfushës, ndërsa Mkhitaryan vazhdon “udhëtimin e tij me trenin zikaltër”, siç e përshkruan vetë klubi simbolikisht këtë vazhdimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco