FOTO/ Anglia përballë surprizës RD Kongo, publikohen formacionet zyrtare

FOTO/ Anglia përballë surprizës RD Kongo, publikohen formacionet zyrtare

17:06, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjithçka është gati për një nga përballjet më interesante të fazës së 1/16-tës në Kupën e Botës, ku Anglia përballet me Republikën Demokratike të Kongos në një sfidë që nis në orën 18:00.

"Tre Luanët" zbresin në fushë si favoritë absolutë, ndërsa trajneri ka vendosur t'i besojë skemës 4-2-3-1, me Harry Kane në majën e sulmit.

Pas tij do të veprojnë Marcus Rashford, Jude Bellingham dhe Noni Madueke, ndërsa në mesfushë do të jenë Declan Rice dhe Elliot Anderson.

Në mbrojtje aktivizohen Djed Spence, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Nico O'Reilly, ndërsa portën do ta mbrojë Jordan Pickford.

Nga ana tjetër, Republika Demokratike e Kongos rreshtohet me skemën 4-3-3 dhe shpreson të befasojë një nga favoritët për trofeun. Sulmi do të udhëhiqet nga Yoane Wissa, i mbështetur nga Mbuku dhe Cipenga.

Në pankinën e Anglisë spikasin emra si Bukayo Saka, Anthony Gordon, Eberechi Eze, Ollie Watkins dhe Ivan Toney, të gatshëm të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes në çdo moment.

Anglia synon të konfirmojë statusin e saj si pretendente për titull, ndërsa Kongoja kërkon të shkruajë historinë me një surprizë të madhe dhe të sigurojë një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco