Chelsea ka reaguar ashpër pas prezantimit të Enzo Mareskës si trajneri i ri i Manchester Cityt, duke publikuar një deklaratë të gjatë ku shpreh zhgënjimin për mënyrën se si u largua tekniku italian.
Edhe pse klubi londinez nuk e përmend emrin e Mareskës, në deklaratë bëhet e qartë se bëhet fjalë për ish-trajnerin e tyre, i cili, sipas Chelsea-t, kishte shprehur që në vjeshtën e vitit të kaluar dëshirën për të zëvendësuar Pep Guardiolën në fund të sezonit.
Sipas klubit, Mareska ishte i vendosur të ndiqte mundësinë për të kaluar te Manchester City, pavarësisht se kishte një kontratë afatgjatë me Chelsea-n.
Blutë pretendojnë se kjo ndikoi në përqendrimin e trajnerit dhe solli përçarje brenda klubit gjatë sezonit.
Chelsea zbulon se në dhjetor të vitit 2025 trajneri dha dorëheqjen në mënyrë të papritur, duke e detyruar klubin të pranonte largimin e tij për të mbrojtur interesat e skuadrës, lojtarëve dhe tifozëve.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se është arritur një marrëveshje konfidenciale me Manchester Cityn për pagesën e kompensimit, si dhe një marrëveshje e veçantë me vetë Mareskën, i cili gjithashtu do të paguajë kompensim.
Në fund, Chelsea shikon drejt së ardhmes, duke i besuar projektin trajnerit të ri, Xabi Alonso, për të rikthyer klubin në rrugën e suksesit dhe për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: