Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama në burg, Berisha në SHBA

VIDEO/ Nis zyrtarisht Botërori 2026, spektakël i madh në Azteca para sfidës Meksikë-Afrikë e Jugut

VIDEO/ Nis zyrtarisht Botërori 2026, spektakël i madh në Azteca para sfidës Meksikë-Afrikë e Jugut

19:59, 11/06/2026

Kupa e Botës 2026 ka nisur zyrtarisht me ceremoninë madhështore të hapjes në stadiumin legjendar ‘Azteca’, në Mexico City.

Edicioni i 23-të i Botërorit, i pari me 48 kombëtare pjesëmarrëse, po organizohet nga tri vende: Meksikë. SHBA dhe Kanada.

Image

Festimet nisën me një mesazh simbolik: “Futbolli bashkon! Mirë se vini në Meksikë”, ndërsa grupi i njohur meksikan Maná elektrizoi atmosferën në ‘Azteca’ me performancën e tij.

Më vonë, në fushë zbritrën në fushë futbollistë e Meksikës, të cilët do të përballen me Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të turneut. Kjo sfidë rikthen kujtimet e Botërorit 2010, kur po këto dy kombëtare u përballën në ndeshjen hapëse në Johanesburg.

 


South Africa arriving for their opening World Cup match against Mexico.
by
u/cocacolapepsifanta in
soccer

 

Italia nuk është pjesë e këtij Botërori, por një simbol italian nuk mungon në ceremoninë e hapjes. Andrea Bocelli interpretoi himnin zyrtar të turneut, “DNA”, së bashku me David Guetta, Megan Thee Stallion dhe EJAE gjatë koncertit të FIFA Countdown në Mexico City.

Image

Ndërkohë, organizimi artistik i ceremonisë së hapjes i është besuar kompanisë italiane Balich Wonder Studio, e drejtuar nga Marco Balich, i njohur për organizimin e ceremonive olimpike dhe të Botërorit 2022 në Katar.

Me spektaklin e hapjes dhe ndeshjen Meksikë-Afrikë e Jugut, nis zyrtarisht një muaj futbolli që premton emocione, surpriza dhe histori të reja në skenën më të madhe të sportit botëror.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco