VIDEO/ Meksika thellon avantazhin me Jimenez, Afrika e Jugut mbetet me 9 lojtarë

VIDEO/ Meksika thellon avantazhin me Jimenez, Afrika e Jugut mbetet me 9 lojtarë

21:17, 11/06/2026

Shënohet goli i parë në Botëror: pas vetëm 8 minutash e gjysmë, çahet Afrika e Jugut, Julian Quiñones përfiton nga një gabim i rëndë i kundërshtarit në hyrje të zonës, merr topin në kufijtë e 16-metërshit dhe e godet fuqishëm, duke e dërguar në rrjetë. Meksika kalon në avantazh 1–0 shumë herët në ndeshje.

Meksikë - Afrikë e Jugut 1-0

Meksika ka dyfishuar rezultatin në minutën e 67-të, ndërsa Afrika e Jugut është ndëshkuar edhe me karton të kuq gjatë pjesës së dytë.

Në minutën e 49-të, Yaya Sithole u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Kartoni i kuq

Më pas, në minutën e 67-të, erdhi goli i dytë për Meksikën. Roberto Alvarado dha një krosim të shkëlqyer nga krahu, ndërsa Raúl Jiménez u ngrit më së miri në zonë dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në cepin e poshtëm të majtë të portës për 2–0.

Meksika po kontrollon plotësisht ndeshjen, ndërsa Afrika e Jugut po vuan pas kartonit të kuq dhe presionit të vazhdueshëm të vendasve.

Meksikë - Afrikë e Jugut 2-0

Një tjetër karton i kuq për lojtarët e Afrikës së Jugut, që detyrohet ta mbyllë ndeshjen me 9 lojtarë.

Kartoni i dytë i kuq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco