Nis sot Kampionati Botëror 2026/ Ceremonia e hapjes dhe sfida e parë e 'epokës së re'

Nis sot Kampionati Botëror 2026/ Ceremonia e hapjes dhe sfida e parë e 'epokës së re'

14:49, 11/06/2026

Pritja e gjatë ka marrë fund. Pas gati tetë vitesh nga momenti kur Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara u zgjodhën organizatore të Kupës së Botës 2026, turneu më i madh i futbollit botëror nis zyrtarisht sot, më 11 qershor.

Ky edicion do të hyjë në histori si Botërori më i madh i organizuar ndonjëherë nga FIFA.

Botërori më i madh me 48 shtete

Për herë të parë, kompeticioni do të zhvillohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse, duke sjellë më shumë ndeshje, më shumë histori dhe më shumë mundësi për skuadra nga e gjithë bota.

Programi i ceremonisë hapëse

Ceremonia e parë do të mbahet në Stadio Azteca në Mexico City.

Spektakli do të nisë në orën 11:30 sipas kohës lokale (19:30 me orën e Shqipërisë) dhe do të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës botërore si Shakira, Burna Boy, Alejandro Fernández, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Lila Doëns, Los Ángeles Azules, Maná dhe Tyla.

Pas ceremonisë do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Meksikës-Afrikës së Jugut.

Ndeshja hapëse

Sytë e miliona tifozëve do të drejtohen te Meksika, ku kombëtarja vendase do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse.

Sfida do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin legjendar “Estadio Azteca” në Meksiko Siti, një arenë që ka shkruar histori në Botërorët e kaluar.

Kjo përballje rikthen kujtimet e vitit 2010, kur Meksika dhe Afrika e Jugut u përballën gjithashtu në ndeshjen hapëse të turneut, në një sfidë që përfundoi me barazim. “El Tri” kërkon ta nisë aventurën me një fitore përpara tifozëve të saj, ndërsa Afrika e Jugut synon të befasojë që në start.

Tre shtete organizatore

Botërori 2026 do të jetë gjithashtu i pari që organizohet nga tri vende njëkohësisht, me ndeshje që do të zhvillohen në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Finalja e madhe do të luhet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi.

Dita e parë do të vazhdojë edhe me një tjetër përballje në Grupin A. Në Guadalajara, Koreja e Jugut do të ndeshet me Çekinë, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt fazës tjetër.

Yjet e ‘vjetër’ dhe të ‘rinj’

Me një format të ri, yje të mëdhenj si Lionel Messi, Kristiano Ronaldo, Kilian Mbape dhe Erling Haland, si dhe një brez të ri talentesh që kërkon të shkruajë historinë, Botërori 2026 nis sot një kapitull të ri në futbollin botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco