Historia e Kupës së Botës, e cila ka nisur rrugëtimin e saj në 1930-ën, është e pasur me legjenda, të cilat kanë shkruar historinë të vetëdijshëm se pas tyre do të luajnë të tjerë lojtarë, të cilët do të inspirohen prej tyre.
Në këtë edicion të Botërorit disa legjenda të së shkuarës presin që të bëjnë vend për yjet e rinj, të cilët janë fare pranë sipërmarrjeve të tyre.
Më poshtë do të njiheni me nëntë rekordet, të cilët pritet të thyhen gjatë Botërorit 2026.
Messi mund të bëhët lojtari me më shumë fitore në finalet e Botërorëve
Rekordin aktual e mban Miroslav Klose me 17 fitore. Lionel Messi është i dyti me 16 fitore. Yllit argjentinas i duhen të paktën dy fitore për të thyer rekordin e sulmuesit gjerman.
Cristiano Ronaldo ndjek rekordin e golashënuesit më të “moshuar”
Në moshën 41-vjeçare Cristiano Ronaldo mund t’i shtojë karrierës një tjetër rekord. Nëse shënon në Botërorin 2026 ai do të bëhët lojtari më i vjetër që shënon në finalet e Botërorëve.
Messi dhe Mbappé ndjekin Klose-n
Golashënuesi më i mirë i Botërorëve është Miroslav Klose me 16 gola të shënuar. Messi dhe Mbappé mbërrijnë në këtë turne me shanse reale për të vendosur rekord të ri në këtë drejtim. Argjentinasi ka shënuar 13 gola deri më tani ndërsa francezi numëron 12.
Courtois dhe porta e paprekur
Në Botërorin 2026 janë në rrezik edhe rekordet mbrojtëse. Peter Shilton dhe Fabien Barthez ndajnë një rekord së bashku pasi të dy janë portierët, të cilët kanë mundur që të ruajnë portën të paprekuer në dhjetë takime secili. Deri më tani Thibaut Courtois numëron shtatë ndeshje pa pësuar gol dhe në këtë Botëror mund të bëjë edhe më mirë pasi në fazën në grupe Belgjika e tij do të përballet me Egjiptin, Iran dhe Zelandën e Re.
Rekordi i tre golëshave i Batistuta-s
Gabriel Batistuta mbetet i vetmi lojtar, i cili ka shënuar dy tre golësha në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Sulmuesi argjentinas ka vendosur këtë rekord në “France 1998”. Në Botërorin që nis sot luajnë sulmues si Harry Kane, Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët janë të aftë që të rrezikojnë këtë rekord.
Pjesëmarrjet në finale
Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé mund të arrijnë këtë sezon finalen e madhe për herë të tretë në karrierë. Një sipërmarrje e tillë do të ishte unike pasi kurrë më parë një futbollist nuk ka mundur që të jetë prezent në tri finale të Botërorëve.
Lojtarët që kanë luajtur në gjashtë edicione të ndryshme
Botërori 2026 do të jetë historik pasi disa lojtarë do të bëjën diçka që askush tjetër nuk e ka arritur. Guillermo Ochoa, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të bëhën lojtarët e parë në planet, të cilët luajnë në gjashtë edicione të ndryshme Botërorësh.
Botërori me më shumë ndeshje
Fakti që Botërori 2026 do të luhet mes 48 ekipesh e bënë këtë edicion edhe më special pasi për të vendosur fituesin do të duhen plot 104 takime. Në formatin me 32 skuadra janë luajtur maksimumi 64 ndeshje.
CR7 i vetmi që mund të shënojë në 6 Botërorë të ndryshëm
Cristiano Ronaldo mund të bëhet lojtari i vetëm që shënon të paktën një gol në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: