Kombëtarja U-17 për vajza mësoi sot kundërshtarët e tyre për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, ekipi kuqezi i drejtuar nga Cyme Lulaj u vendos në Grupin B1 së bashku me Irlandën, Kosovën dhe Azerbajxhanin.
Edhe në këtë raund të parë të kualifikueseve të Europianit 2027, Shqipëria U-17 do të jetë pjesë e Ligës B, ku në raundin e parë do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A për në raundin e dytë.
Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes katër federatave: FSHF, FFK, Federata Irlandeze e Futbollit dhe Federata e Azerbajxhanit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: