Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kush do të shpallet ‘Mbreti’ i golave? FIFA zbulon favoritët për ‘Këpucën e Artë’ të Botërorit 2026

Kush do të shpallet ‘Mbreti’ i golave? FIFA zbulon favoritët për ‘Këpucën e Artë’ të Botërorit 2026

09:32, 11/06/2026

Kupa e Botës 2026 pritet të sjellë një nga garat më emocionuese për “Këpucën e Artë”, pasi edicioni i 23-të i turneut do të ketë më shumë ndeshje se çdo Botëror i mëparshëm.

Numri më i madh i sfidave u jep sulmuesve mundësi të reja për të shkruar historinë me rekorde golash.

FIFA ka publikuar listën me 10 kandidatët kryesorë që synojnë çmimin prestigjioz të golashënuesit më të mirë të turneut.

Një nga favoritët kryesorë është Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka qenë protagonist absolut në Botërorin e vitit 2022, ku shënoi tetë gola dhe fitoi “Këpucën e Artë”.

Me 56 gola në 98 paraqitje me Francën, ai kërkon të përsërisë suksesin edhe në këtë edicion.

Në garë është edhe Harry Kane, kapiteni i Anglisë, i cili ka një rekord mbresëlënës me 79 gola për përfaqësuesen dhe tetë rrjeta në historinë e Botërorëve.

Po ashtu, Erling Haaland shihet si një kandidat shumë i fortë falë ritmit të jashtëzakonshëm të golave me Norvegjinë.

Në listën e yjeve nuk mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka 13 gola në Botërorë dhe 117 me kombëtaren, ndërsa portugezi mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 143 gola.

Nga talentet e reja spikat Lamine Yamal, ndërsa emra si Vinicius Junior, Raphinha, Ousmane Dembele, Mikel Oyarzabal dhe James Rodriguez kërkojnë të lënë gjurmë.

Me kaq shumë yje në skenë, beteja për “Këpucën e Artë” të Botërorit 2026 pritet të jetë një nga më të fortat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco