Zyrtare/ Ylber Ramadani rinovon kontratën me Leccen deri në vitin 2027

Zyrtare/ Ylber Ramadani rinovon kontratën me Leccen deri në vitin 2027

14:32, 11/06/2026

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces edhe për dy vite të tjera.

Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Ramadanit deri në verën e vitit 2027, duke i dhënë fund çdo dyshimi rreth të ardhmes së tij.

Lajmi nuk vjen si surprizë, pasi raportimet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve kishin qarkulluar që në janar të këtij viti.

Tashmë marrëveshja është finalizuar dhe zyrtarizuar nga klubi i Serie A.

Ramadani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lecces në sezonet e fundit, duke u shndërruar në një pikë referimi në repartin e mesfushës falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe eksperiencës së fituar në futbollin italian.

Me këtë rinovim, Lecce siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve kyç të skuadrës, ndërsa Ramadani do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në elitën e futbollit italian deri të paktën në vitin 2027.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco