Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Tomas Myler nuk i kursen kritikat ndaj Nagelsmanit para Botërorit

Tomas Myler nuk i kursen kritikat ndaj Nagelsmanit para Botërorit

14:29, 10/06/2026

Kritikat ndaj trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsman, vazhdojnë pa pushim pak para fillimit të Kupës së Botës.

Edhe Tomas Myler, i cili ka punuar me të si te kombëtarja gjermane ashtu edhe te Bajerni, nuk u shfaq i impresionuar nga mënyra e komunikimit të trajnerit.

Mes debatit për portierin titullar të kombëtares gjermane, Myler do të kishte preferuar një qasje tjetër nga Nagelsman.

38-vjeçari vendosi vetëm pak para turneut të ndryshonte zgjedhjen mes shtyllave, duke rikthyer Manuel Nojer në vend të Oliver Bauman, i cili ishte konsideruar më parë si zgjedhja kryesore.

“Diskutimi u fry shumë më tepër seç duhej, sepse nga pikëpamja e komunikimit situata ishte e diskutueshme”, deklaroi Myler, duke kritikuar drejtpërdrejt stilin e Nagelsmanit.

Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës 2014 theksoi se zgjedhja e trajnerit ishte “e kuptueshme nga aspekti sportiv”.

Sipas Mylerit, ajo që e dallon ende Nojerin është “pozicionimi” dhe “loja me këmbë”.

Ai shtoi: “Sidomos në ndeshjen e kthimit kundër PSG, ai bëri dy ose tre pritje të jashtëzakonshme. Kjo tregon se, sipas mendimit tim, kur ndihet mirë fizikisht, ai vazhdon të duket më i miri në portë”.

Ditët e fundit, shumë ekspertë kanë kritikuar Nagelsmanin për vendimin e tij të diskutueshëm, mes tyre edhe ish-portierja e Gjermanisë, Almuth Shult.

“Në turnetë e fundit, dhe kjo nuk duhet harruar, Nojer nuk ka qenë faktori vendimtar që e ka shpëtuar kombëtaren gjermane nga eliminimi”, kujtoi 35 vjeçarja.

“Edhe pse Nojer mbetet portieri më i mirë në botë kur arrin nivelin e tij maksimal, ky sezon ka treguar se ai nuk po luan vazhdimisht në standardin e tij më të lartë”.

Edhe legjenda e portës gjermane, Uli Shtajn, shprehu një mendim kritik.

Sipas tij, “objektivisht”, paraqitjet e Nojerit në Kupën e Botës 2022 në Qatar “nuk ishin më të nivelit më të lartë”, ndërsa performancat e tij në Kampionatin Europian të organizuar në vendlindje dy vite më vonë nuk kanë qenë më të mira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco