Argjentina eksperimentale bind në testin e fundit, shënon edhe Messi në fitoren ndaj Islandës

Argjentina eksperimentale bind në testin e fundit, shënon edhe Messi në fitoren ndaj Islandës

09:40, 10/06/2026

Tris i Argjentinës kundër Islandës në miqësoren e fundit të përgatitjeve të Botërorit, e luajtur në Auburn, Alabama.

Lionel Messi e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe shënoi vetëm pak minuta pas aktivizimit në pjesën e dytë, në vend të Giovanni Simeone.

Ylli argjentinas vinte nga një dëmtim i pësuar në fund të majit, në ndeshjen e Inter Miami kundër Philadelphias.

Trajneri Scaloni hodhi në fushë një formacion eksperimental, përpara 88.000 spektatorëve.

Messi shërbeu për Lautaro Martinez (edhe ai u aktivizua në pjesën e dytë), që u pengua në zonë nga Olafsson.

Nga pika e penalltisë “Pleshti” nuk gaboi, duke shënuar golin e 117-të në 199 ndeshje me kombëtaren argjentinase.

Argjentina e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të me Valentin Barco, pas një gjuajtjeje të bukur në hyrje të zonës. Goli i 3-të mban firmën e Thiago Almada në minutën e 86-të. Lautaro Martinez ishte pa fat, pasi goditi shtyllën.

Kampionët e botës e nisin Botërorin kundër Algjerisë më 16 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco