Dembele: Fillimisht Champions-i me PSG, Topi i Artë mund të presë

Dembele: Fillimisht Champions-i me PSG, Topi i Artë mund të presë

12:44, 30/05/2026

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, ka deklaruar se fokusi i tij i vetëm mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve me klubin francez, duke lënë në plan të dytë diskutimet për fitimin e mundshëm të Topit të Artë.

Në konferencën për shtyp para finales së madhe, francezi theksoi se statusi i kandidatit për çmimin individual më prestigjioz nuk e ka ndryshuar aspak mënyrën e tij të të menduarit.

“Për mua nuk ka ndryshuar asgjë. E di që kam më shumë përgjegjësi, por dëshira ime mbetet e njëjtë: të fitoj trofe me PSG-në. Flitet shumë për Topin e Artë, por prioriteti im është të fitoj me klubin dhe për tifozët. Gjërat e tjera vijnë më pas”, u shpreh Dembele.

Sulmuesi kujtoi edhe triumfin e bujshëm 5-0 ndaj Interit, një ndeshje që e cilësoi të paharrueshme, por theksoi se tani gjithçka nis nga e para përballë Arsenalit.

“Finalja ndaj Interit ishte e jashtëzakonshme, por tani duhet të mendojmë vetëm për Arsenalin. Fitimi i një tjetër Champions League do të ishte diçka historike”, tha ai.

Dembele siguroi se është plotësisht i rikuperuar fizikisht dhe gati për sfidën.

“Ka qenë një sezon i vështirë për të gjithë, me pak kohë pushimi, por ndihem 100 për qind gati dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje”, shtoi francezi.

Në fund, ai rezervoi fjalë vlerësuese për trajnerin Luis Enrique, duke e cilësuar një nga teknikët më të mirë me të cilët ka punuar gjatë karrierës.

“Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Me të kam përparuar si me topin, ashtu edhe pa të. Gjithashtu kam pranë lojtarë të jashtëzakonshëm, gjë që e bën gjithçka më të lehtë. Nëse kemi arritur deri në finale, është sepse i kemi bërë gjërat si duhet”, përfundoi Dembele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco