Atalanta kërkon zëvendësuesin e Edersonit, në fokus Ardon Jashari

Atalanta kërkon zëvendësuesin e Edersonit, në fokus Ardon Jashari

14:33, 29/05/2026

Atalanta ka nisur lëvizjet në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Ederson, i cili pritet të transferohet te Manchester United.

Klubi bergamask po përgatitet për një revolucion në mesfushë dhe ka hedhur sytë nga Milan për dy profile interesante: Ardon Jashari dhe Samuele Ricci.

Sipas raportimeve nga Italia, prioriteti i Atalantës duket të jetë Jashari. Mesfushori zviceran nuk arriti të bindte plotësisht në sezonin e tij të parë në Serie A, edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në këmbë (thyerje të kërcirit), gjë që ndikoi ndjeshëm në vazhdimësinë e tij.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit bergamask po presin edhe zhvillimet e reja te Milani, ku mund të ketë ndryshime në strukturën drejtuese dhe në projektin teknik të skuadrës. Këto lëvizje pritet të ndikojnë edhe në vendimet që kuqezinjtë do të marrin për të ardhmen e Jasharit dhe Ricci-t.

Në të njëjtën kohë, Atalanta po përgatitet të nisë një epokë të re nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa merkatoja verore pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në organikën e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco